Sllovenia ka me ndihmue Kosovën për me u anëtarësue në UNESCO

Në ditën e dytë të vizitës në Slloveni, Grupi i Miqësisë me Slloveninë në Kuvendin e Kosovës, asht pritë në takime të veçanta nga kryetari i Këshillit Nacional të parlamentit slloven, Mitja Bervar, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Jozef Horvat, si dhe nga Matej Marn, drejtor politik dhe njikohësisht edhe drejtor i përgjithshëm për Politikë të Jashtme të Përbashkët dhe Siguri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Në takimin e zhvilluem me z. Bervar dhe anëtarë të Këshillit Nacional, asht bisedue për zhvillimet politike në Kosovë e Slloveni, si dhe më gjanë. Bervar ka theksue se Këshilli Nacional, si pjesë e organizimit strukturor të parlamentit slloven dhe ai personalisht, mbeten të përkushtuem për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetnor dhe ndërinstitucional me Republikën e Kosovës.

Matej, ai ka shtue se Sllovenia në plotni mbështet integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, si dhe po ashtu i jep mbështetje të gjithanshme procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në lidhje më anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, anëtari i Këshillit Nacional, njiherit president i Komisionit Kombëtar Slloven për UNESCO, Stane Pejovnik, ka nënvizue se ai personalisht dhe institucioni që drejton, janë të gatshëm të ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.