Slobodan Gavric dhe tre serbë të tjerë transferohen në burgun e sigurisë së naltë

Burime të Gazetës Insajderi mbrenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë ba të ditun se Slobodan Gavric, asht transferue nga veriu i Mitrovicës në burgun e Sigurisë së Naltë në Gërdoc të Podujevës.

Slobodan Gavric asht i dënuem me 13 vjet burgim për terrorizëm. Po ashtu, ai akuzohej edhe për import, eksport, transportim e prodhim të armëve apo materialeve të tjera plasëse.

Bashkë me Gavricin, janë transferue edhe tre serbë të tjerë të akuzuem për krime lufte, ka ba të ditun ky burim.

Simbas po të njajtit burim, ky transferim asht ba në marrëveshje me EULEX’in.

Këta katër persona janë nën mbikëqyrjen e oficerëve serbë në burgun e Sigurisë së Naltë.