“Slobodan Milosevic e kishte helmue veten”

Florence Hartmann, ish-zadhanëse e prokurorisë në Hagë, ka thanë se ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milosevic, qëllimisht mori mjekim të parregullt në mënyrë që me iu përkeqësue shneta dhe me u lirue për me u mbrojtë në liri, që me ikë në Rusi.

Si thotë ajo, e përcjellin mediat serbe, ai e kishte helmue veten, sepse ai ishte tue marrë për nji kohë të gjatë “rifampicin”, i cili i ishte dorëzue atij në qelinë e tij.

Tue e marrë atë ilaç, si ka thanë ajo, e cila përdoret për mjekimin e Leprozës, Milosevic ka “përmbysë” ilaçin, i cili përdoret për tensionin e naltë të gjakut, prej të cilit edhe vuente.

“Nga kjo, ai ka mujt me vdekë, gja që nuk ishte qëllimi i tij. Qëllim i tij ishte me përkeqësue gjendjen”.