Smaka: Komisioni për Demarkacionin s’ka me pasë kurrfarë rezultati. Presidentja nuk ka autorizim për këtë punë !

Njohësi i çashtjeve Kushtetuese Riza Smaka, ka vlerësue se Komisioni për Demarakcionin i formuem nga Presidentja Atifete Jahjaga, nuk ka me pasë sukses dhe asht nji aktvendim i pavend.
Kjo mbasi që qysh asht shpreh ai, Jahjaga nuk ka të drejtë me veprue në këtë mënyrë e po ashtu, nuk e ka mendue si duhet çashtjen e këtij komisioni.
Krejtësisht jam i sigurt se nuk ka me pase kurrfarë rezultati. Absolutisht. Ka me deshtue që në start, sepse asht i formuem ad hoc. Presidentja nuk ka autorizim për këtë punë”, ka thanë ai në nji prononcim për Gazetën Blic, tue e cilësue si të pavend dhe të pamenduem mirë aktvendimin e Presidentes.
Komisioni në fjalë, simbas tij do mund të formohej në nji mënyrë tjetër, në bashkëpunim midis pozitës, opozitës dhe ndërkombëtarëve.
“Presidentja ka mujt ne bashkëpunim dhe kooordinim të qëndrimeve të partive pozitare dhe opozitare, me ba këtë punë. Po kurrsesi “krye ne vete”. Ka qene dasht me u formue nji komision me 3 persona nga pozita, 3 nga opozita dhe 3 ndërkombëtarë, me marrëveshje të partive politikë”, ka thanë ai.
Smaka në vazhdim, e ka quejt si të papërgjegjshëm komisionin aktual-drejtues.
Komisioni i tanishëm ishte absolutisht i papërgjegjshëm dhe asht për me u çudite si ka mujt me qene aq i pandërgjegjshëm në disfavorin e vendit të vet për 9 mijë hektarë”, tha ai tue shtue se ky komision do duhej të shkarkohej.
Simbas Smakës, Presidentja Jahjaga ka punue konform interesave të Qeverisë, sikurse herave të tjera!

Ajo këtë punë e ka bërë në favorin e qeverisë. Nuk është hera e parë, që presidentja bën punë jo në harmoni me kushtetutën, por në konformitet me interesat politike-ditore”, ka deklarue ai, me ç’rast ka vlerësue, se Jahjaga edhe çashjet ma të vogla i ka dërgue në Gjykatën Kushtetuese, ku kjo e fundit simbas tij, disa herë ka marrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën.
Përndryshe, Presidentja Atifete Jahjaga, ka njoftue sot se e ka nënshkrue vendimin për themelimin e nji komisioni “ad hoc”, për vlerësimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni asht themelue nga 3 eksperta ndërkombëtarë, të cilët mbas përfundimit të punës së tyne, kane me ia dorëzue Presidentes vlerësimin final.