Smaka: Thaçi neser ne Kushtetuese. Keto jane 5 pikat ku asht shkele Kushtetuta

Riza Smaka, njohes i çashtjeve kushtuetuese, vleresoi se shume shpesh asht shkele Kushtetuta nga lideret politik te vendit, si nga Presidentja, ashtu edhe nga Kryeministri. Ai i identifikoi nji nga nji shkeljet qe jane ba.

“Kushtetuten e ka shkele Presidentja kur e ka nise proceduren e vleresimit te AKS si Komunitet ne Kushtetuese”, tha ai, tue sqarue se fjala Komunitet asht nji nivel ma i nalte se Asociacion, por qe simbas tij, kjo asht heq nga lideret politik, te cilet e nenshkruen kete marreveshje.

“Kryeministri i ka ba 23 shkelje e as nuk skuqet, se le ma me dhane doreheqje”.

Tue kujtue qe Kushtetuta nuk e ndalon votimin ndaj vetes, Smaka tha se zotni Pacolli dhe zotni Sejdiu nuk e kane shkele Kushtetuten.

“Çdo gja qe nuk asht shprehimisht e ndalueme – asht e lejueme”.

“Ja shoh per te madhe qe pak u ngute”, tha lidhun me zgjedhjen e Thaçit President, tue shtue se si para, si mbas zgjedhjeve, Thaçi i ka te garantueme votat nga partia e tij per me u zgjedh President.

“Ne diten e votimit te Presidentit nuk kane qene 120 deputet; Neni 86 presupozon me qene ma teper se 2 kandidate, se ne votimin e dyte shkojne 2 kandidate qe kane vota ma shume; Kryeministri u çue edhe para mediave e ka shkue me fole me deputetet per me votue Thaçin – ai s’asht i thirrun per me i propagandue deputetet;” i permendi Smaka si shkelje kushtetuese gjate procesit te zgjedhjes se Thaçit President.

“Kushtetuta s’asht perfille, por asht dashte me u perfille”, theksoi ai. “Sa e di une, neser ka me u dergue ne Kushtetuese procesi i zgjedhjes se Presidentit”, tha krejt ne fund Smaka.