S’mujti m’u ndalë: Shpërthen fabrika kimike në Texas, flakë dhe tym i zi toksik (foto)

Shpërthime të fuqishme të pasueme nga nji tym i zi kanë ndodhë sot në fabrikën kimike Arkema SA, në Crosby të Texasit, mbas vershimeve të shkaktueme nga uragani Harvey, njoftojnë The Guardian dhe The Wall Street Journal.

Kompania evakuoi punëtorët e mbetun në fabrikën e damtueme qysh të Martën.

Stacioni televiziv Fox26 njoftoi për shpërthimin.

Prodhuesi i industrisë kimike, Arkema, tha të Ejten në mëngjes se janë njoftue për dy shpërthime dhe tym të zi që vinte nga mbrenda fabrikës së tij në Crosby, Texas. Kompania tha se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet federale, shtetnore dhe lokale për me menagjue situatën, simbas nji deklarate të publikueme në faqen e saj të internetit.

Dje u raportue për tutën nga nji shperthim i mundshem i kesaj fabrike.