S’mundeni me besue se çfarë fjalë i thonë njani-tjetrit, Isa Mustafa dhe Jakup Krasniqi

Ish-Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha sot se LDK ka me shkue drejt tkurrjes, ndoshta edhe drejt shpërbamjes.

Si arriti ai dhe vartësi i tij në qeveri, t’i neutralizojnë zërat kundërshtarë në partinë e tij (LDK), që të pranonin të rrinin në seancën kur Thaçi zgjidhet për President? Kur është më se e qartë, se më ketë votim, shkatërrues për LDK-në, kjo parti do të shkojë nga tkurrja edhe më e madhe, mbase edhe shpërbërja!”, ka thanë Krasniqi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi në fund i drejtohet kryeministrit Isa Mustafa, tu i kërkue që mos të bahet engjull, se korrupsion ma të madh ka pasë në këtë mandat, madje ma shumë se të gjitha mandatet tjera bashkë.
Mos na e fyeni inteligjencën! Prandaj Kryeministër, ‘mos shitë pordhë kali’ për moral e ndershmëri!”, theksoi ai.
Këtyre deklaratave, i asht kundërpërgjigj Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Kur e shoh se sa ‘të preokupuar’ janë me fatin e LDK-së ata që kanë gëzuar pozitat më të larta në Kosovë e kurrë nuk kanë pranuar as ta vizitojnë varrin e Ibrahim Rugovës dhe t’ia bëjnë nderimet, bile për së vdekuri se për së gjalli jo se jo, ec e mos fol. Ata sot mërziten shumë se LDK do të tkurret ose do të shkapërderdhet. Bile ishin shërbyer edhe me prapanicën e kalit.
Ata mund t’i fryjnë kësaj prapanice natë e ditë. Të njëjtin fat mund ta kenë edhe ata që janë shitë të afërt me Rugovën për së gjalli të tij, e nuk kanë lënë të zezë pa bërë për interesa të tyre personale.
LDK nuk është e preokupuar sot për vetveten por për shtetin, për Kosovën.
LDK nuk do të lejojë që Kosova të mbetet pa institucione, ngase dikujt kjo i konvenon, nuk do të lejojë që të shkaktojë zgjedhje në të cilat do të ketë trazira dhe gjakderdhje, nuk do të lejojë që këtë shtet që e kemi ndërtuar me Rugovën e me miqtë tanë, të cilin e kanë pranuar 111 vende ta eksperimentojmë në Republikën e Tretë të majtistëve, të cilën s’do ta njihte askush.
Kjo do të jetë përgjigja e deputetëve dhe anëtarëve të LDK-së, atyre që mendojnë për Kosovën dhe e donë Kosovën, për njerëzit që i vlerësojnë 26 vjet të LDK-së si parti institucionale.
Nesër do të zhgënjehen vetëm ata që e presin rrënimin e shtetit të Kosovës për interesa të tyre meskine”, shkruejti Mustafa në Facebook.