S’ndalet Rusia, teston raketat bërthamore interkontinentale

Rusia ka testue nji raketë balistike interkontinentale, me çka synon nji brez të ri të raketave bërthamore, shkruen “Independent”.

Testet e raketës të kryeme përmes sistemit të raketahedhësit “Barguzin”, janë krye në Baikonur Plesetsk, para dy jave.

“Ishte plotësisht i suksesshëm”, tha nji burim ushtarak rus, i cili shtoi se kjo hap rrugën për përsosjen e matejshëm të kësaj gjenerate raketash, transmeton KosovaPress.

Me këtë testim, Rusia synon me ringjall epokën sovjetike të sistemit raketor, ku përfshihen raketat, raketahedhësit si dhe trenat për bartjen e tyne, që njihen trenat bërthamor.