Snowden: Osama Bin Laden nuk ka vdekë, po jeton si “pashë”…

Edward Snowden thotë se, ka dëshmi të cilat tregojnë se Osama Bin Laden, jo vetëm që nuk asht vra, por asht tue ba shtatë palë qejfe në Bahamas.

Ai thotë se, Bin Laden po ashtu vazhdon që me qenë në listën e rrogave të CIA’s, tue marrë nji pagë prej 100.000 dollarësh amerikanë në muej.

Snowden, i cili tani jeton në Rusi, ku i kanë dhanë azil politik për nji vit, ka kohë që lëshon informata kontroverse, kështu që nuk dimë sa mundet me qenë i vërtetë ky lajm rreth Bin Ladenit, raporton KS.

Sido që të jetë, ai thotë se, Qeveria amerikane e inskenoi vrasjen e Bin Ladenit, në mënyrë që ate mos me kërkue askush ma, me e lanë të qetë.

Dihet se, Osama Bin Laden ishte agjent i CIA’s gjatë luftës kundër trupave sovjetike në Afghanistan, prandaj Snowden thotë se, CIA kurrë nuk kishte me porositë vrasjen e agjentëve të saj, meqë kështu kishte me ju dërgue mesazh të pakandshëm agjentëve të tjerë të saj.