Sociologët: Esktremizmi, kancer i shoqnisë, ka agjenda që promovojnë atë në Kosovë

Radikalizmi i personave në shoqni nuk ka ndodhë vetëm vitet e fundit.

Sociologët besojnë se mbrapa këtij fenomeni qëndrojnë agjenda të caktueme, të cilat kanë ndikim sidomos tek të rijtë.

Sociologia kosovare Sibel Halimi, thotë se, në 16 vitet e fundit që nga mbaslufta në Kosovë ka egzistue nji diskurs i ashpër i dukunive sociale, që simbas saj i kanë ndihmue tana mekanizmat e shoqnisë kosovare.

“Mbrenda kësaj periudhe 16 vjeçare ka egzistue nji trend i nji diskursi të ashpër karshi trajtimeve apo dukunive sociale, në të cilat shoqnia kosovare po jeton. Këtij diskursi të ashpër i kanë ndihmue tana mekanizmat apo dimensionet e zhvillimit të shoqnisë kosovare”, ka thanë Halimi.

Ndërsa, sociologu Shemsi Krasniqi, konsideron se, ekstremizmi asht kancer për shoqninë. Simbas tij në Koosvë kanë egzistue grupe dhe struktura, të cilat promovojnë rrymën ekstremiste.

“Radikalizmi ose ekstremizmi asht kancer për shoqninë, sikurse edhe korrupsioni siç kemi ndegjue kohëve të fundit që asht kancer në shoqni. Por, sidomos ekstremizmi fetar i rrymave ekstremiste, për të cilat ka nji agjendë, ka grupe, ka struktura, të cilat mund të promovojnë ose të hapin nji rrymë ekstremiste, ose ide të nji fryme të këtillë”, tha Krasniqi.