Sokol Zogaj flet mbas sulmit ndaj tij

Në mëngjesin e së Mërkurës asht sulmue fizikisht ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj. Sulmi nga personat e panjoftun e ka lanë me lëndime trupore në krye dhe krahnor. Aktualisht, Zogaj, asht tue u shnoshe në QKUK.

Gazeta Express, ka kontaktue me Zogajn, i cili ka rrëfye për atë çka i ndodhi sot. Thotë se për gjithë ngjarjen janë organet e hetuesisë ato të cilat kane me dhane ma shumë detaje. Tutje, ai ka tregue se gjendja e tij shëndetësore asht e mirë.

“Mirë jam me shnet. Për krejt atë se çka ka ndodhe do merren organet e hetuesisë”, ka thanë ai.

Ndërkohë që, i pyetun se a ka pase ndonji konflikt apo kërcënim nga ndokush, Zogaj nuk ka dhanë detaje.

“Nuk kam tjetër se çka me thanë”, asht shprehë ai.

Lexo edhe:

Sulmohet Sokol Zogaj