Sondazh online: 55 përqind e britanikëve votojnë pro BE’s

Simbas nji sondazhi të fundit të marrë nga qytetarët për referendumin e sotëm të BE’s, rezultatet shkojnë në përparësi të qendrimit të Britanisë së Madhe në BE me 55 përqind, kurse 45 përqind të tjerë për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Simbas sondazhit online që po zhvillohet para fillimit të votimit për referendumin për qendrim apo largim nga BE, rezultatet tregojnë 10 pikë ma shumë për qendrimin e Britanisë në BE, njofton Independent.

Analisti i zgjedhjeve, Mike Smithson ka thënë se rezultatet e largimit do të jenë nji “fatkeqësi shumë ma e madhe se sa zgjedhjet e përgjithshme”, tue shtue se ekspertët e votimit kanë thanë se rezultatet për qëndrimin e Britanisë në BE janë shumë të mundshme.

Disa ekspertë sugjerojnë se moti i keq që ka përshi vendin, mundet me shkaktue vonim – për ata që mund të votojnë pro qendrimit të Britanisë në BE.