Sondazhi: Hillary Clinton n’avantazh mbarëkombëtar në SHBA

Kandidatja demokrate Hillary Clinton asht në avantazh mbarëkombëtar kundër rivalit të saj republikan, Donald Trump, në garën katër-palëshe për President që përfshin kandidatët e palës së tretë,  kjo simbas nji sondazhi të ri të publikuem.

Studimi i “Pew Research Center” kallxon se në qoftë se zgjedhjet kishin me u mbajtë ditën e sotme, 41% e amerikanëve kishin me mbështetë Clinton, 37% Trump, 10% kandidatin liberal Gary Johnson dhe 4% kandidatin e Partisë së Gjelbër, Jill Stein.

Përveç kësaj, 49% e grave të anketueme kishin me votue Clinton dhe 30% Trump, ndërsa 45% e burrave kishin me mbështetë Clinton dhe 33% Trump.