Sondazhi i CNN për zgjedhjet në SHBA: Kjo asht gjendja

Hillary Clinton dhe Donald Trump po bajnë fushatë mjaft të fortë në Arizona, Florida, Nevada dhe Pensylvania, ndërsa sondazhi i ri i CNN në këto katër shtete që konsiderohen si fushëbeteja elektorale, kallxon se gara asht shumë e ngushtë.

Clinton ka nji avantazh prej 4 pikësh në Pensylvania, ndërsa Trump asht 5 pikë përpara në Arizona. Florida, ndërkohë sugjeron se gara ka me qenë tejet e ashpër, maasi Clinton asht veç 2 pikë përpara, 49% me 47%, nji diferencë që asht mbrenda marzhit të gabimit të sondazhit prej 3%.

Në Nevada, ndërkohë, avantazhi i miliarderit nga New Yorku asht mjaft i qartë, mbasi ai udhëheq preferencat mes votuesve të mundshmë me 49% ndaj 43% të Clinton.

Sondazhi i fundit i CNN vjen në nji kohë të vështrië për Clinton në shumë anketa të ngjashme, pasojë e publikimit të hetimit të ri të FBI’s për çashtjen e postës elektronike, ndërsa ajo shërbente si Sekretare e Shtetit. Sondazhi i CNN kallxon se në të katër këto shtete të randësishme, femnat preferojnë me votue për Clinton, ndërsa mashkujt për Trump.