Sondazhi i fundit në SHBA për President

Sondazhi ma i fundit kallxon se amerikanët nuk kanë hiq simpati për Hillary Clinton, kandidaten demokrate për Presidente në SHBA.

Edhe pse, sondazhet e votave e nxjerrin atë para Trump’it, sa i përket perceptimit individual të njerëzve ajo qëndron mbas, raporton “Panorama”.

Kështu, 55% e personave të anketuem nga rrjeti televiziv “ABC”, kanë thanë se, nuk kanë simpati për Clinton, ndërsa 41% kanë thanë se, e pëlqejnë dhe pjesa tjetër nuk ka dasht të përgjigjet.