Sondazhi i ri: Clinton bindshëm para Trump

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Hillary Clinton udhëheq me 11 për qind të votave krahasue me republikanin Donald Trump, tregojnë anketat ma të reja.

Anketa online asht krye nga Reuters/Ipsos dhe ajo tregon se 46 për qind e votuesve mbështesin Clinton.

Njikohësisht 34,8 për qind mbështesin Trump, ndërsa 19,2 për qind nuk e mbështesin asnjanin nga kandidatët.