Sondazhi në SHBA, ky asht rezultati i fundit

Hillary Clinton del nga debati i parë presidencial me pesë pikë epërsi ndaj Donald Trump në garën presidenciale, tue ngushtue hendekun entuziast mes mbështetësve të saj dhe Trump’it, por edhe tue ruejt avantazhin me kandidatin republikan, simbas nji sondazhi të ri të CNN / ORC.

Ky sondazh kallxon se Clinton udhëheq me 47% në mesin e votuesve , Trump ka 42%, ndërkohë që kandidati Libertarian Gary Johnson 7% dhe kandidatja e Partisë së Gjelbër Jill Stein 2%.

Theksojmë se, Trump ishte në krye të sondazhit në fillim të Shtatorit, por debati i pare presidencial ka pasë nji ndikim negativ për kandidatin republikan, i cili ka marrë goditje përfundimtare mbas publikimit të dokumenteve ku vërtetohet se Trump nuk i kishte pague taksat për 18 vjet rresht.