Sonte ‘Euro 2016’ vjen me 2 super ndeshje!

Kampionati Europian “Francë 2016” ka me vazhdue sonte me dy ndeshjet e fundit të 1/8 së finaleve.

Kryesfida luhet në ‘Stade de France’, ku do të takohen Italia dhe Spanja.

Kjo sfidë asht ndeshja kryesore e këtij rundi të garave në këtë Europian, që tashma ka hy në fazën ma interesante.

“Axurët” i pret nji ndeshje e veshtirë, mbasi që takohen me kampionët në fuqi t’Europës.

Ndërkohë, në mbramje do të ballafaqohen Anglia dhe Islanda.

“Tre Luanët” edhe pse ende nuk e kanë tregue ma të mirën e tyne, konsiderohen favorit në duel me islandezët, megjithatë, as këta të fundit nuk janë pa gjasa.

Sonte takohen:

18:00, Itali-Spanjë

21:00, Angli-Islandë.