Sonte nxet edhe me futbollin, rikthehen 3 super ndeshje!

“Euro 2016” sot rikthehet me tri ndeshje speciale të fazës së 1/8’tës së finales.

Zvicra e shqiptarëve përballet me Poloninë tue fillue nga ora 15:00.

Shaqa pritet me rikthye formën në ndeshjet ku randësia asht ma e madhe ndërsa Xhaka ka me synue me vazhdue formën e deritanishme.

Uells-Irlandë e Veriut asht përballja britanike që fillon n’orën 18:00.

Dy përfaqësueset kanë befasue krejt në fazën grupore ndërsa njana nga këto përfaqësuese pritet me ba histori për me kalue edhe këtë fazë.

Nji kryendeshje tjetër asht ajo e orës 21:00, ku përfaqësuesja që po mahnitë në EURO 2016, Kroacia, përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos që ma shumë vështirësi ja doli me kalue grupet.