Sot 107 vjet ma parë u lind Nanë Tereza, shqiptarja ma e famshme e botës! (foto)

Si sot 107 vjet ma parë në nji familje shqiptare në Shkup lindti fëmiu që do të bahej ma vonë shqiptarja ma e njoftun në botë, e cila kishte m’u nderue edhe me dheta çmime.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njoftun si Nanë Tereza lindi në Shkup më 26 Gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 Shtator 1997 në Kalkuta, (Indi).

Ishte humaniste e njoftun shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 Tetor të vitit 2003 u shpall e shejtë nga Vatikani.

Nanë Tereza u ba nji nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Bill Clinton asht shpreh në Qershor 2002:

“Nanë Tereza, ishte e para Ajo qe më bani ta due kombin shqiptar. Dhe tash ndihem shumë krenar që plotësova nji detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.