Sot 6 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare vendosi pro Kosovës

Sot bahen 6 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallë vendimin këshillëdhanës, simbas të cilit, deklarata e shpalljes së njianshme të pamvarësisë së Kosovës nuk ka shkelë të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosë në favor të Kosovës, tue refuzue kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexue nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.