Sot asht dita ma e gjatë e vitit, çka ndodh!

Dita ma e gjatë e vitit 2016 asht sot dhe pikërisht i bjen të jetë në të njajtën kohë me hanën e plotë, e cila nuk ka ndodh që nga viti 1967.

Qielli i natës së sotme ka me u ndriçue nga nji hanë e cila i ngjan dredhzës për nga forma.

Këtë emën ja kanë lanë amerikanët të cilët besonin se kjo shenonte sezonin e rritjes së dredhzave.

25,000 hipi dhe paganë pritet të mblidhen në Stonehenge, vendin që ndodhet 130 km nga Londra, aty ku çdo vit festohet solstici i verës apo dita ma e gjatë e vitit.

Njerëzit që duen sonte me festue në këtë vend, duhet me pague 15 dollarë për hymje dhe gjithashtu e kanë të ndaluem që të konsumojnë alkool.

Kjo ngjarje tregon gjithashtu se ditët do të fillojnë të shkurtohen deri më datën 21 Dhetor, kur do të fillojnë që të zgjaten persëri.

Javën e kalueme, astrologu Timothy Halloran ka thanë se ngjarjet e sotme kozmike do të shkaktojnë “çmenduni, halucinacione dhe iluzione të madhështisë” në njerëz.