Sot bahen 3 vjet nga vrasja e doganierit të EULEX’it Audrius Senavicius

Sot bahen tri vjet kur në Zveçan asht vra zyrtari i EULEX’it Audrius Senavicius.

Ai asht vra derisa po shkonte në punë në pikën doganore e quejtun Porta 1. Persona të panjohun kanë shtanë në kerrin që bartte pjesëtarët e EULEX’it ku nga plumbat ka mbetë i vdekun doganieri Senavicius.

Doganieri Senavicius ka qenë nga Lituania dhe deri tash askush nuk asht arrestue për vrasjen e tij.

Në përvjetorin e tretë të vrasjes së policit lituanez sot në Mitrovicën veriore mbahet nji konferencë për media, ku marrin pjesë përfaqësues të EULEX’it dhe Policisë së Kosovës.