Sot bahen të dituna pikëpamjet e qytetarëve për ekstremizmin

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka me organizue nji konferencë, në të cilën kanë me u prezentue rezultatet e edicionit special të sondazhit nga barometri kosovar i sigurisë, me titull: “Pikëpamjet e qytetarëve ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë”.

“Në këtë konferencë kanë me u prezentue perceptimet e qytetarëve për besueshmëninë ndaj institucioneve të shtetit dhe atyne religjioze, vlerësimi i suksesit të Qeverisë së Kosovës në përballje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmit, kërcënimet dhe rreziqet nacionale me fokus në ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, si dhe masat të cilat duhet me i ndërmarrë shteti mbasi luftarët e huej të kthehen në Kosovë”, thuhet në njoftim.