Sot bahet nji inaugurim i randësishëm Kosovë-Shqipni

Sot me nji ceremoni ka me u inaugurue linja e re interkonjeksionit 400kw Shqipni-Kosovë. 

Në këtë ceremoni, e cila ka me u mbajtê në Kashar-Tiranë, dhe ka me fillue në orën 11:00, ka me marrë pjesë edhe kryeministri Isa Mustafa.

Gjatësia e kësaj linje asht 241.5 kilometra, 90 km asht nga pjesa e Kosovës, ndërsa, gjatësia nga Shqipnia asht 151.5 kilometra.

Vlera e përgjithshme e financimit asht 75.5 milionë euro, 33.5 milion euro të financueme nga Kosova, ndërsa 42 milionë euro të tjera nga Shqipnia.