Sot bahet obdukcioni i 16 vjeçarit të vramë dje në Prishtinë

Trupi i pajetë i 16 vjeçarit të vramë dje në Prishtinë asht dërgue për në Institutin e Mjekësisë Ligjore me ju krye obdukcioni.

Trupi i tij asht gjetë dje rreth orës 11:00 nga Policia e Kosovës, kurse dyshohet se u qëllue me katër plumba.

Obdukcioni i trupit të të ndjerit pritet me u ba sot, këtë e ka kofnrimue Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Ai ka thanë se sot kanë me u krye egzaminimet e nevojshme.

Aulon Zeka ka jetue në “Kodrën e Trimave”, afër shkollës Zenel Hajdini.