Sot bahet përzgjedhja e ideve ma t’mira të biznisit

Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të pestë, konkursin kombëtar për “Biznis Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016.

Në nji komunikatë për media, bahet e ditun se, ky projekt synon me identifikue ndërmarrës të rij në Kosovë, të cilëve u ofrohet mbështetje financiare fillestare në vlerë prej 10,000 USD nga donatorë dhe filantropistë për idetë e tyne të biznesit.

“Objektivi kryesor i këtij projekti asht identifikimi dhe mbështetja e biznis planeve që kanë potencial të naltë për sukses, ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në zhvillimet sociale, mjedisore dhe ekonomike të nji komuniteti të veçantë, apo nji grupi ma të gjanë komuniteti, me synimin final të realizimit të nji zhvillimi të qëndrueshëm të biznisit në vend”, thuhet në komunikatë.

Kriteret e përzgjedhjes për konkursin “Biznis Plane – Të gjelbërta dhe Inovative” 2016 janë projektue për të nxjerrë në pah idetë, që kanë me pasë nji ndikim të randësishëm social, mjedisor dhe ekonomik, të cilat kanë me u mbështetë në burimet vendore dhe kanë me tregue potencial për nji zhvillim të qëndrueshëm.