Sot bahet publik qendrimi i mësimdhanësve për testin me shkrim

mesimdhanesit

Këshilli Drejtues i SBASHK, sot mban takimin e radhës, ku  ka me u ba publik qëndrimi i mësimdhanësve për paralajmërimin e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, për nji test me shkrim për mësimdhanësit.

Gjatë këtij takimi diskutohet edhe raporti nga komunat lidhun me deklarimin e anëtarësisë për Kontratat Kolektive.

“Po ashtu. ka me u vendosë çka tutje dhe ka me u folë për aktivitetet sindikale në vazhdim”, thuhet në njoftimin e SBASHK.

 

 

Ndryshe, SBASHK ka kundërshtue idenë e ministrit Bajrami për t’i testue mësimdhanësit, mbasi siç kanë thanë se, test asht diploma që ata kanë.