Sot, bisedimet në Bruksel, folet edhe për kodin telefonik

kodiii

Sot në Bruksel vazhdon raundi i ri i bisedimeve të thirruna nga Bashkimi Europian me qëllim që të zhbllokohet procesi i zbatimit të marrëveshjeve të arrituna më 25 Gusht 2015, të cilat janë bllokue nga ana e Serbisë tash nji vit.

Nesër në orët e mëngjesit, ministrja Tahiri ka me zhvillue takim me drejtoreshën për çashtjet e Europës Juglindore të Shërbimit të Jashtëm të BE’s, Angelina Eichhorst, ku ka me kërkue që Serbia të heqë bllokadat dhe zbatojë marrëveshjet për çashtjen e kodit telefonik shtetnor për Kosovën, pamvarësimin e KOSTT’it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës pritet me pasë nji raund të veçantë të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për çashtjet e telekomunikacionit, përkatësisht kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.