Sot dihen rezultatet e ujit në zonat e përmbytuna në Shkup!

Instituti i Shendetit Publik në Maqedoni ka ba analizat e ujit të pijes dhe asht në pritje të rezultateve për cilësinë e ujit të pijshëm, të cilat pritet me i publikue sot gjatë ditës.

Në këtë institut u kanë ba thirrje banorëve nga zonat e përmbytuna që të mos konsumojnë ujë nga çezmat dhe të njajtin mos me perdor as për gatim.

Përmes këtij apeli, mjekët tentojnë me parandalue infeksionet eventuale apo paraqitjen e ndonji epidemie si pasojë e vërshimeve.