Sot ditë zie në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallè të Martën, ditë zie në Kosovë, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndrroi jetë dje në Turqi mbas nji smundje të randë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër tjerash në vendimin e presidentit Thaçi.

Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetnorë ngriten në gjysështizë në të gjitha objektet shtetnore të Republikës së Kosovës, mbrenda dhe jashtë vendit.