Sot, ditë zie në Kosovë

Në nderim të viktimave me prejardhje nga Kosova që u vranë në Munich të Gjermanisë, sot në Kosovë asht ditë zie.

Këtë e ka ba të ditun presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ka njoftue përmes faqes së tij në Facebook.

“Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e Dielle për me i nderue viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Munich. Ky akt i dhunës ka prekë zemrat tona dhe ndërgjegjen e Europës. Familjeve të viktimave ju shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulemi para tyne. Janë heroj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë”, ka kumtue Thaçi.