Sot dorëzohen listat përfundimtare për deputetë në KQZ

Sot asht afati i fundit për dorëzim të listave për kandidat të partive politike në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve.

Simbas afateve që ka përpilue KQZ nga sot 19 Maj fillon certifikimi i kandidatëve për deputetë.

Përveç Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës ende asnji parti nuk ka përpilue listën përfundimtare.

PDK simbas zyrtarëve të saj asht në përfundim e sipër, ndërsa LDK mbramë ka mbajt Këshillin e Përgjithshëm ku asht diskutue për listën në të cilën ka pas pakënaqësi të mëdha.

As Lëvizja Vetëvendosje e cila asht subjekti i vetëm e cila ka me garue e vetme në zgjedhje nuk ka hartue listën për deputetë.