Sot, dueli për Demarkacionin

Sot mbahet debati profesional-shkencor mes komisionit shtetnor për shjimin e kufinit dhe grupit të ekspertëve, ku ka me qenë ballafaqim faktesh për çashtjen e shejimit të kufinit, Kosovë-Mali i Zi.

Debati ka me u mbajtë në sallën N-409 të Kuvendit të Kosovës, tue nisë nga ora 10:00. Fillimisht debati ka me u përshëndetë nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe ambasadori i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie.

Mandej komisioni shtetnor për Demarkacionin dhe grupit të pamvarun të ekspertëve kanë me i shpalosë argumentet dhe kundër-argumentet e tyne, për me vazhdue me debatin e pjesëmarrëseve të tjerë, ku deputetët kanë me pasë mundësi me ju drejtue me pyetje si komisionit shtetnor për Demarkacion, ashtu edhe grupit të pamvarun të ekspertëve.

Ndërsa, koha ka me qenë e barabartë për të dyja komisionet për diskutim.

Në fund të debatit, grupet e Komisionit Shtetnor për Demarkacionin dhe grupi i ekspertëve të pamvarun kanë me i formulue konkluzionet e tyne.