Sot e nesër temperatura të nalta, të Diellën nis rania me 5 gradë C (foto)

Temperaturat kanë me vijue me qenë të nalta t’Ejten e të Premten, ndërsa nji ranie e lehtë sjell fundjava.

Rania e temperaturave vijon gradualisht gjatë javës tjetër deri në fundjavë, datë 12 – 13 Gusht, kur pritet rikthim në normalitetin termik mujor, ku temperaturat nuk do të shënojnë mbi 35 gradë C, vlera që mbeten dominante gjatë 10-ditëshit të dytë të Gushtit 2017.

Mesnatën e së Diellës dhe gjatë së Hanës fillon tërheqja nga Ballkani e masave ajrore afrikane drejt Ishullit të Sicilisë dhe brigjeve tuniziane.

Ndërkohë, gradualisht vendin e tyne e nxajnë masa ajrore ma të freskëta nga Europa Veriperendimore deri mëngjesin e së Premtes kur pritet qe qarkullimi i masave ajrore në Ballkan me qenë drejtperdrejt nga Europa Veriore.

Në keto kushte, pritet qe fundjava tjetër me sjellë nji ranie të temperaturave, me të pakten 5 gradë C.

 

Image