Sot e nesër vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Dialogu Prishtinë-Beograd pritet me vazhdue sot dhe nesër në Beograd, ndërsa në mesin e temave që do të zhvillohet njoftohet të jenë formimi i komunave me shumicë serbe.

Simbas nji njoftimi nga zyra e qeverisë, asht theksue se n’agjendë janë vënë në dukje krejt marrëveshjet e nënshkrueme me 5 Gusht 2015.

Ndërsa duhet përkujtue që delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga ministrja për Dialog Edita Tahiri dhe përfaqësues të tjerë të vendit.