Sot festohet Dita e Europës

shpijaeuropa

Sot festohet Dita e Europës.

Deklarata e 9 majit në vitin 1950 asht data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që, sot njihet si Bashkimi Europian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar nji deklaratë, ku i bante thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera europiane për me i bashkue prodhimet e tyne të qymyrit dhe çelikut, që kishte me qenë themeli i parë konkret për nji Federatë të ardhshme Europiane.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja, kishin dalë të rrënueme materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njana-tjetrën. Ajo që propozonte Schuman, ishte krijimi i nji institucioni europian mbi-kombëtar, i cili kishte me administrue industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake.

Vite ma vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krenat e BE-së vendosën që data 9 Maj me u shpallë dhe festohej si Dita e Europës. Kjo festë tashma, ka vite që festohet edhe në Kosovë dhe kosovarët mendojnë që dallimet me europianët janë t’pakta.

Edhe m’Kosovë kjo datë asht në kalendarin e festave zyrtare.