Sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë

Sot, më 19 Qershor, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapsinor në Komunën e Prishtinës.

Kjo ditë asht zgjedh mbas të gjitha pregaditjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, dhe mbasi që parashikimet klimatike sigurojnë nji javë me mot stabil dhe pa reshje.

Dezinsektimi ka m’u ba çdo ditë tue fillue nga ora 19:30 deri n’orën 24:00, simbas datave të maposhtme nëpër lagjet e caktueme:

19.06.2017 – Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

20.06.2017 – Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.

21.06.2017 – Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja NIC dhe Kazerma Adem Jashari.

22.06.2017 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.

23.06.2017 – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.

24.06.2017 – Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh

“Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.