Sot fillon konferenca për institucionet e pamvaruna

Misioni i OSBE’s, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, ka me organizue konferencë dyditore për performancën e institucioneve të pamvaruna dhe rolin e parlamenteve në rajon.

Konferenca fillon sot më 31 Tetor 2016. Konferenca ju jep mundësi pjesëmarrësve nga parlamentet, institucionet e pamvaruna dhe shoqnitë civile përkatëse nga Podgorica, Prishtina, Sarajeva, Shkupi, Tirana dhe Zagrebi që t’i shkëmbejnë mendimet dhe përvojat e tyne rreth mbikëqyrjes parlamentare të agjencive kundër korrupcionit,
institucioneve të avokatit të popullit dhe zyrave të auditorëve të përgjithshëm.

Pjesëmarrësit kanë m’i shqyrtue sfidat rreth rolit mbikqyrës të parlamenteve dhe punës së institucioneve të pamvaruna përmes nji seri temash, ku përfshihet pamvarësia financiare dhe llogaridhania e institucioneve të pamvaruna përkitazi me performancën e tyne, angazhimi dhe komunikimi publik, mësimet nga praktika ndërkombëtare, potenciali për bashkëpunim rajonal dhe reforma institucionale në të ardhmen.