Sot hapet Panairi i Punës, qe sa vende të lira pune pritet me pasë

Kompani nga Kosova, Gjermania, Zvicra dhe Austria, kanë me mbajtë Panairin e Punës, për të cilin tashma janë paralajmërue se ka me pasë mbi 900 vende të lira.

Janë mbi 100 investitorë nga shtetet gjermanofolëse, dhe mbi 100 biznese vendore, para të cilëve, institucionet qendrore e lokale të Kosovës, prezentuan dje projekte konkrete të investimeve.

Ky organizim, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë, bahet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, i mbështetun nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ ), Qendrën Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Diasporës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Programin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME), Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) dhe për herë të parë në Kosovë me konkurse të hapuna ka me marrë pjesë edhe Agjencioni Federal për Punë (ZAV).

Panairi fillon në orën 09:00 në Hotel Emerald.