Sot hapet Parku Arkeologjik “Ulpiana”, i pari ndonjiherë në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon sot ceremoninë e hapjes së Parkut Arkeologjik “Ulpiana”.

Hapja bahet në prezencë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Isa Mustafa.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala të Hanën ka nënshkrue Rregulloren për Themelimin dhe Administrimin e Parkut Arkeologjik “Ulpiana”, nëpërmjet së cilës themelohet Parku Arkeologjik “Ulpiana” dhe përcaktohen mekanizmat për administrimin e tij.

Ky asht parku i parë arkeologjik i themeluem ndonjiherë në Kosovë dhe, si i tillë, paraqet vlerë të jashtëzakonshme për trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Parku Arkeologjik “Ulpiana“ shtrihet në komunën e Graçanicës, zona kadastrale Graçanicë, ka perimetër 161.10 Ha dhe zonë rrethuese 96.23 Ha.