Sot ishte kulmi i zhegut, por vjen nji lajm i mirë

Temperaturat e nala të shënueme ditëve të fundit kanë qenë jo pak shqetësuese për qytetarët e Kosovës.

Por lajmi i mirë për zbritje të temperaturave vjen nga ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), Sylë Tahirsylaj.

I kontaktuem nga Metro, Tahirsyla ka thanë se sot ka qenë niveli ma i naltë i zhegut, që ka shenue rreth 38 gradë celsius, ndërsa në mesjavë priten reshje të shiut.

“Me ditën e sodit përfundojnë temperaturat e nalta në Kosovë, ndërsa në mesjavë pritet të ketë edhe reshje të shiut me intensitet t’ulët”, ka thanë Tahirsylaj.