Sot ju jepet lamtumira e fundit dy fëmive të familjes Dvorani

Dy djemtë e familjes Dvorani nga Drenasi, 5 dhe 8 vjeç, që humben jetën në nji aksident trafiku në Serbi, derisa po ktheheshin nga mërgimi me familje në Kosovë për pushime, kanë me u varrosë sot.

“Familja Dvorani nga katundii Terrstenik, Komuna e Drenasit njofton familjarët miqtë dhe bashkëqytetarët se varrimi i dy djemve tanë ka me u ba të Martën në orën 14:00, në varrezat e katundit Terrstenik”, thuhet në njoftimin e familjes, transmeton KosovaPress.