Sot ka me u diskutue për progresin dhe sfidat e komunitetit LGBT në Kosovë

Për nder të shënimit të 17 Majit, Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHOT), sot ka me u organizue konferencë me temën “Të Drejtat e Komunitetit (LGBT) në Republikën e Kosovës-Progresi dhe Sfidat”.

Në nji njoftim për media, thuhet se kjo konferencë ka me u organizue nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komunitetit (LGBT).

“Aktiviteti ka me u organizue në bashkëpunim me organizatat: Qendra për Emancipim Shoqnor (QESh), Qendra për Barazi (CEL) dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqnore (CSGD). Konferenca ka për qëllim ngritjen e vetëdijes tek akterët institucional dhe tek popullata në përgjithësi, për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të komunitetit (LGBT), konform legjislacionit në fuqi, me synim të krijimit të nji shoqnie tolerante me mundësi të barabarta, trajtim të barabartë dhe pa diskriminim”, thuhet në njoftim.