Sot Konferenca ku kanë me u mbledhë mbi 200 investitorë

Konferenca “Diaspora – Investimet dhe Punësimi”, që ka me u mbajtë sot, ka me mbledhë për herë të parë në Kosovë nji numër rekord të investitorëve ndërkombëtar e vendor.

Janë mbi 100 investitorë nga Gjermania, Zvicra e Austria dhe mbi 100 biznese vendore, para të cilëve, institucionet qendrore e lokale të Kosovës, kanë me prezentue projekte konkrete të investimeve. Ndërsa, nesër në kuadër të këtij organizimi, kompani nga vendi dhe tre shtetet në fjalë, kanë me mbajtë edhe Panairin e Punës, për të cilin tashma janë paralajmërue se kanë me qenë mbi 900 vende të lira.

Ky organizim, i pari i përmasave të tilla në vendin tonë, bahet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, i mbështetun nga Shoqnia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar Gjermane (GIZ ), Qendrën Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë (DIMAK), dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Diasporës, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Programin Global për Migrim dhe Zhvillim (PME), Qendrën për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM) dhe për herë të parë në Kosovë me konkurse të hapuna ka me marrë pjesë edhe Agjencioni Federal për Punë (ZAV).