Sot Kongresi i Partisë Socialiste. 1500 delegatë vendosin për kryetarin

Sot n’orën 10:00 pritet të nisë punimet Kongresi i Partisë Socialiste.

Simbas rendit të ditës që mundet edhe të pesojë ndryshime i pari do ta marrë fjalën Kreu i PS, Edi Rama, më pas Kreu i grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi do të prezentojë nji raport mbi ecuninë dhe rezultatet e fushatës së anëtarësime në PS.

Veprimtarinë mes dy kongreseve do ta paraqesë Komisioni i Garancive Statutore në këtë parti.

Mbas pyetjeve dhe diskutimeve, pikë e pestë e rendit të ditës janë ndryshimet në statut dhe në fund zgjedhja e drejtuesve të organeve qendrore të PS’s.

Giani Pitella dhe Massimo Da Lema së bashku me të ftuem të tjerë nderkombëtarë do të përshëndesin punimet e Kongresit, ndërsa Mateo Renzi, Martin Shultz, Toni Blair dhe Johanes Svoboda do të jenë të pranishëm nepërmjet video mesazheve.

1500 delegatë janë ftue të marrin pjesë në kongresin e Partisë Socialiste do të votojnë statutin e ri dhe anëtarët e asamblesë.

Ndërkohë të Diellën po ne Pallat të Kongreseve hapen zgjedhjet për forumin rinor eurosocialist, për strukturat dhe kryetarin.

Pika 6 dhe e fundit e rendit të ditës, parashikon zgjedhjet e organeve qendrore drejtuese të PS’s ku pritet të përqendrojnë të gjithë debatin se si do të veprohet për kryetarin e partisë.