Sot Kuvendi mban dy seanca, në njanën diskutohet për arrestimin e Thaçit

Kuvendi i Kosovës ka me i mbajtë sot dy seanca, në njanën prej të cilave ka me u zhvillue debat parlamentar me rastin e arrestimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritetet serbe.

Në nji njoftim për media, bahet e ditun se seanca e parë ka me fillue në orën 10:00, ndërsa seanca e jashtëzakonshme për Thaçin ka me fillue në orën 14:00.

Seanca plenare ka me pasë këtë rend dite:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

5. Votimi i Projektligjit për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

6. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me Kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

7. Votimi i Propozim-Rezolutës lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-117 për Akreditim,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës,

11. Shqyrtimi i Raportit mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

12. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë së statistikave të Kosovës për vitin 2015.