Sot mbahet Gjysë-maratona “Prishtina 2016″

Nji nga ngjarjet ma të randësishme në sportin tonë, Gjysë-maratona “Prishtina 2016”, ka me u mbajtë sot në kryeqytet.

Organizatorët e kësaj ngjarje të madhe sportive, më kohë kanë ba gjitha përgatitjet e duhuna për Gjys-ëmaratonën “Prishtina 2016”.

Pjesë e këtij organizimi sportiv, i 16-ti më radhë, priten me qenë garues të njohun nga shumë shtete të botës, derisa edhe atletët tonë, tashma janë të gatshme për sfidën e radhës.

Shtegu i garës mbetet i njajtë më atë të viteve të kalueme. Gara kryesore ka me qenë shtegu 21 km.

Fituesi i kësaj gare ka me u shpërblye me 1.200 euro në të dy konkurrencat. Gjysë-maratona “Prishtina 2016” nis në ora 10:00.