Sot mbahet protesta kundër Car Llazarit

Në Mitrovicë, sot qytetarët kanë me protestue për me kundërshtue vendosjen e shtatores së princit serb, “Car Lazari” në qendër të Mitrovicës së Veriut si dhe kundër ndërtimit të lagjes serbe “Lugina e Diellit”.
Protesta asht paralajmërue se ka me u mbajtë pranë Urës së Ibrit në orën 16:00.

Ndër kërkesat e protestës janë: Heqja e bustit “Car Llazari”, ndalimi i punimeve në lagjen “Lugina e Diellit”, kthimi i 11.500 qytetarëve shqiptarë të pjesës veriore në shtëpitë e tyne, kërkimi i përgjegjësisë për 11 viktimat e vrame nga Oliver Ivanovic dhe heqja e “Parkut të Paqes” nga Ura e Ibrit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ba thirrje që mos me u përkrahë kjo protestë.