Sot mbahet protestë e Veteranëve para Qeverisë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë paralajmërue protestë për të Premten (sot). Protesta e veteranëve mbahet para objektit të Qeverisë, tue fillue në orën 12:00.

Protesta asht thirrë nga Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK’s. Xhevdet Qeriqi, kryetar i këtij Këshilli, ka thanë se tue u bazue në padrejtësitë që u janë ba familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK’s nga ana e Ministrisë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, veteranët, simbas tij, kanë vendosë se nuk kanë me tolerue ma të nëpërkambet dinjiteti i tyne.

“Na për dy ditë kemi pasë takime me përfaqësues të kësaj Ministrie, ku kemi kërkue shfuqizimin e vendimit të fundit të marrë nga ana e tyne, por që nuk kemi arritë nji zgjidhje. Po ashtu, vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shty ta marrim këtë vendim”, ka thanë Qeriqi në nji reagim të tij. Ai ka apelue te veteranët që sot të protestojnë para Qeverisë, tue fillue në orën 12:00./Zeri